Kujtime të Paharrueshme të Ditëve të Para të Bebit Tuaj
Zgjidhni paketën që i përshtatet më mirë familjes suaj dhe ruani kujtimet më të bukura të ditëve të para të bebit.

Vetëm bebi
Seancë artistike e dedikuar vetëm bebit, me skenografi, veshje dhe aksesorë të përzgjedhur me kujdes.

Bebi & Familja
Përjetoni emocionin e ditëve të para me fotografi të bukura të bebit dhe familjes suaj.

Newborn në shtëpi
Sjell studion profesionale në shtëpinë tuaj për një eksperiencë të qetë dhe komode.
Pse të zgjidhni Imagery by Ornela?

Çdo familje ka historinë e saj. Qëllimi im është të krijoj një eksperiencë të qetë dhe të sigurt, duke ruajtur kujtimet më të bukura të ditëve të para të bebit tuaj.
✔️ Mbi 7 vite eksperiencë në fotografinë newborn
✔️ Siguria dhe rehatia e bebit janë gjithmonë prioriteti im
✔️ Veshje, aksesorë dhe skenografi profesionale të përfshira
✔️ Studio në Tiranë dhe shërbim në shtëpi
✔️ Foto artistike të edituara me kujdes profesional
✔️ Durim, përkushtim dhe kujdes në çdo seancë
Kujtime që Zgjasin Përgjithmonë
Çdo fotografi ruan një emocion të veçantë. Këto janë disa nga momentet më të bukura të kapura gjatë seancave newborn dhe familjare.








Si zhvillohet seanca?
Rezervimi -Kontaktoni për të zgjedhur datën e seancës.
Dita e seancěs – Gjithçka zhvillohet në një ambient të qetë, duke respektuar ritmin e bebit.
Përzgjedhja e fotove – Ju dërgohet një galeri online për të zgjedhur fotot tuaja të preferuara.
Dorëzimi – Fotot e edituara dorëzohen në format dixhital, gati për t’u ruajtur përgjithmonë.
Çfarë thonë familjet që më kanë besuar
Përvoja e prindërve është vlerësimi më i bukur për punën time. Ja çfarë thonë disa prej tyre.
“Ishte vërtet një eksperiencë për t’u mbajtur mend. Fotot e bebit dolën pikërisht siç i kisha ëndërruar, ndërsa përkushtimi, durimi dhe kujdesi i Ornelës ishin të jashtëzakonshëm.”
— Xhoana H.
“Më ke dhuruar fotot më të bukura të binjakëve të mi. Edhe pas dy vitesh emocionohem sa herë i shoh.”
— Anxhi T.
“Atmosfera në studio ishte kaq e ngrohtë dhe e qetë. Muzika, kujdesi dhe dashuria me të cilën u trajtua bebushi ynë e bënë eksperiencën të paharrueshme.”
— Enxhi J.
“Sa herë kujtoj atmosferën në studio, më kujtohen muzika, ngrohtësia dhe dashuria që Ornela u fal bebushëve. Një eksperiencë e paharrueshme.”
— Lola M.
Çdo histori e bukur fillon me një kujtim.
Ditët e para kalojnë shpejt, por fotografitë do t’ju rikthejnë gjithmonë te emocionet e atyre çasteve të veçanta.
